zoom

Aktualitet

Skandal në zyrat e ASHK Dibër, inspektori i policisë hyn fshehurazi në institucion

Skandal në zyrat e ASHK Dibër, inspektori i policisë hyn fshehurazi në institucion

Një ngjarje e pazakontë është shënuar mbrëmjen e kaluar, në orët e vona të natës, në ambientet e Hipotekës së Qarkut Dibër.

Sipas burimeve, dyshohet se punonjësi i policisë, inspektor i krimit kibernetik, Ramiz Alia ka hyrë në institucion duke pasur në përdorim një kopje të çelësit. Nuk dihet qëllimi i hyrjes së policit brenda institucionit natën, pa një plan masash. Ndërkohë që policia ka shoqëruar dy punonjës të ASHK-së dhe po ushtron presion për të tërhequr denoncimin.

Për rastin është bërë denoncim dhe Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Aktualisht po verifikohen pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar personin që ka hyrë në godinë dhe për të kuptuar arsyet e pranisë së tij në një orar të pazakontë./ Zoom.al

Postime të lidhura