zoom

Aktualitet

Skandal në një QV në Shijak, vëzhguesi i PS votoi për 3 persona

Një qendër votimi në Shijak ka ndërprerë përkohësishtë votimet.

Sipas koalicionit “Bashkë Fitojmë”, një vëzhgues i Partisë Socialiste në këtë qendër votimit ka votuar për 3 persona duke deklaruar se e kishin të pamundur të ishin të pranishëm.

Në Shijak gjithashtu po haset fenomeni i zhvendosjes së votuesve në lista të qendrave të tjera, më të largëta nga vendbanimi ndonëse brenda njësisë administrative.