zoom

Lajme

Skandal në futbollin e Kosovës, zbulohet trukimi i ndeshjes. Përjashtohen dy skuadrat e njohura

Skandal në futbollin kosovar, zbulohen trukimet e ndeshjeve të Ligës së Parë!

Takimi mes Ulpianës dhe Vllaznisë u konfirmua nga Federata si i trukuar, teksa së fundmi, nëpërmjet një vendimi zyrtar, si Ulipiana ashtu dhe Vllaznia e Pozheranit u përjashtuan nga Liga e Parë ku bënin pjesë.

Kështu konfirmoi edhe Federata e Futbollit të Kosovës, pavarësisht se klubet kishin mohuar një gjë të tillë.

FFK njoftoi se ndeshja do të regjistrohet si e luajtur, por që pikët dhe golat nuk do të regjistrohen nga ky takim. Komisioni Disiplinor sot mori një vendim tjetër të ashpër kundrejt këtyre dy skuadrave, duke i përjashtuar nga gara. /ZOOM.AL/