zoom

Aktualitet

Skandal në AMP Korçë/ Shkarkohet shefi i sektorit, dyshohet se ndihmonte “të fortin” e Bilishtit

Skandal në AMP Korçë/ Shkarkohet shefi i sektorit, dyshohet se ndihmonte “të fortin” e Bilishtit

Shefi i sektorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Korçë, Dejvi Ago, është liruar nga detyra, pas dyshimeve se ka favorizuar shtetasin me iniciale G. M., një personazh problematik dhe me precedentë penalë.

Vendimi është marrë në kuadër të verifikimeve të brendshme që po kryen AMP për punonjësit e saj.

Sipas informacioneve paraprake, Ago dyshohet se ka ndërhyrë në mënyrë të padrejtë në procedura të caktuara, duke ndihmuar shtetasin G. M., i cili ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pas një sërë procedimesh të mëparshme për kontrabandë mallrash dhe bagëtish nga shteti grek.

Në Shqipëri, shtetasi G. M. është përfshirë në disa ngjarje penale ndër vite. Në vitin 2009, ai u përfshi në një konflikt të dhunshëm ku plagosi një person me sëpatë, ndërsa më vonë është hetuar për kontrabandë bagëtish dhe falsifikim dokumentesh veterinare për matrikullimin e kafshëve të ardhura nga Greqia./ Zoom.al

Postime të lidhura