Aplikacion
Një 47-vjeçar në Britaninë e Madhe po përballet me 64 akuza që lidhen me një hetim ndaj agjencisë funerale që ai kishte në pronësi.
30 akuza ndaj drejtorit të funeralit Robert Bush, kanë të bëjnë me parandalimin dhe pengimin e një varrimi të denjë të personit dnërs amë shumë se 30 të tjera kanë të bëjnë me mashtrim dhe përfaqësim të rremë.
Kjo pasi Bush, iu gjetën në agjencinë funerale dhe banesë mbetjet dhe hiri i më shumë se 170 trupave që kishin ndërruar jetë, ndërsa rasti ka tronditur të gjithë Britaninë e madhe.
Hetimi ndaj Bush, kishte nisur që dy vite më parë ndërsa detajet janë bërë në ditët e fundit.
Aktualisht, motivet specifike të 47-vjeçarit nuk janë bërë ende publike por dyshohet se burri merrte paratë nga familjarët e viktimave dhe nuk kryente varrimin apo djegien e trupave për të kursyer shpenzimet.
Kompania në fjalë, rezulton gjithashtu me borxhe të mëdha. Autoritetet britanike kanë deklaruar se hetimet vvazhdojnë ndërsa janë njoftuar të gjithë familjarët e trupave të gjetur në funeral.