Aplikacion
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, njoftoi se në QSUT pas datës 20 prill nuk do të kryhen analiza për pacientët e shtruar për shkak të mungesës së fondeve.
Sala pranoi se pas kësaj date analizat për pacientët e shtruar nuk do të mund të kryhen, duke theksuar se arsyeja lidhet me mungesën e financimit.
Ajo deklaroi se aktualisht po mblidhen të gjitha të dhënat dhe do të bëhet një vlerësim për adresimin e problemit dhe gjetjen e një zgjidhjeje.
“Po vlerësojmë situatën dhe kemi të gjitha të dhënat. Mbi bazën e tyre do të bëjmë planifikimin e shërbimit. Analizat nuk duhet të mungojnë dhe këtë do ta zgjidhim brenda këtij viti”, u shpreh ministrja.
Sipas saj, planifikimi i shërbimit do të bëhet mbi bazën e të dhënave të mbledhura, me qëllim që situata të normalizohet dhe të sigurohet vazhdimësia e analizave në sistemin shëndetësor.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit