Aplikacion
Mes lajmeve që pasyrojnë dështimin e turizmit këtë sezon në Shqipëri, vjen një dëshmi e përjetuar nga një blogere që tregon pse në vendin tonë nuk mund të ketë suksese turistike të përhershme.
Erida Kabashi, një blogere e njohur në rrjetet sociale, ka ndarë eksperiencën e saj te Gjiri i Këndesave në Qeparo, një destinacion jo shumë i përmendur dhe popullor, por ku sërish rregullat e “të fortit” të plazhit ekzistojnë.
Ajo ka treguar se në plazh ishin disa shezlongë, ku çdo pushues e kishte detyrim të qëndronte, duke paguar 1.500-2.000 lekë. Në të kundërt, ai nuk futej dot në det! Po ashtu, pronari i shezlongëve nuk të lejon të marrësh asnjë ushqim me vete në termus, një rregull i pashkruar, por që gjen zbatim tashmë në shumë plazhe të Shqipërisë./ Zoom.al
Shiko videon dhe përshkrimin e plotë të eksperiencës së Erida Kabashit KËTU
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit