Skandal! Aldi Rama, vrasësi i efektivit të policisë, Saimir Hoxha, u arrestua nga policia e Lezhës pak ditë më parë. Zoom.al ka mësuar se ai u kap në posedim të një sasie kanabis së bashku me disa persona të tjerë. “Kanë qenë 7 persona dhe Aldo Ramës i është gjetur një qese me hashash”, i tha Zoom.al një burim i policisë së Lezhës.
Me t’u ndaluar ai është dërguar në polici. Blutë ia kanë referuar ngjarjen prokurorisë. Por pak orë pas ndalimit, Aldi Rama është lënë i lirë. “Ai është pjesë e një grupi ‘të fortësh’- tha i njëjti burim për Zoom.al, – ndaj u lirua”.
Lirimi i tij ngre shumë pikëpyetje sot. Ai ishte dënuar për drogë në 2018. Në 2020 ishte kapur me armë të ftohtë, një thikë.
Pa mbyllur ende dënimin me shërbim prove kapet me kanabis. Dhe pak ditë pasi lihet i lirë leviz me kallashnikov nëpër Lezhë dhe vret një oficer të policisë. Zoom.al mëson se çështja po hetohet, për të hedhur dritë mbi këtë skandal. /Zoom.al