zoom

Lajme

“S’kam pasur asnjë dijeni”- Përjashtimi i Patozit e Topallit nga Basha, Berisha: I thashë ‘ti je thyer, nuk ngjitesh më’

“S’kam pasur asnjë dijeni”- Përjashtimi i Patozit e Topallit nga Basha, Berisha: I thashë ‘ti je thyer, nuk ngjitesh më’

Sali Berisha ka komentuar vendimin e Lulzim Bashës, kur ishte në krye të PD-së, për të përjashtuar nga listat disa figura të njohur, si Astrit Patozi, Jozefina Topalli dhe Ridvan Bode.

Berisha deklaroi se nuk ka pasur asnjë dijeni të vendimit të marrë nga Basha, teksa theksoi se lajmin e ka marrë të nesërmen.

Kreu i PD-së theksoi se akti i Lulzim Bashës ishte një pabesi ndaj figurave të PD-së, duke shtuar se gjatë bisedës me ish-kryedemokratin  tha që “ti je thyer, nuk ngjitesh më”.

“Astrit Patozi, Jozefina Topallit, Ridvan Boden i mori dhe i përjashtoi Lul Basha nga lista duke e marrë të nesërmen lajmin. Absolutisht s’kam pasur asnjë dijeni. I kam thirrur dhe i kam thënë “me këtë që bëre ndaj këtyre u ke dhënë të drejtën e zotit, të ndërmarrin çdo veprim politik kundra teje”. Ata erdhën deputetë, drejtues të PD, njerëz me kontribute reale dhe s’kishte gjë kundra këtyre, tani del ky në orën 2 të natës, i heq nga lista, akt më të rëndë njeriu nuk bën, është pabesi. I thërret, i thua hajde këtu “mua më ka thënë këshilltari, këto e këto, e unë do të ndjek këshilltarin, po të hiqesh.

I thashë të dytën “ti je thyer dhe nuk ngjitesh më”, tha Berisha në Euronews.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)