Aplikacion
Moderatorja dhe producentja e njohur, Alketa Vejsiu, ka reaguar në mënyrë të drejtpërdrejtë për formatin e Big Brother VIP Kosova, duke shprehur kritika mbi përmbajtjen e transmetuar dhe zgjedhjen e personazheve.
Ajo u përgjigj përmes një postimi në Instagram, pas pyetjes së një ndjekësi mbi opinionin e saj për reality show-n.
Vejsiu tha se, në rolin e producentes, ajo do të prezantonte edicionin ndryshe dhe do të ngrinte nivelin e formatit. Ajo theksoi se disa skena të transmetuara krijojnë tejkalojnë limitet etike, duke i cilësuar si përmbajtje me natyrë erotike që nuk duhet të shfaqen gjatë ditës.
Ajo kritikoi gjithashtu përzgjedhjen e personazheve, duke theksuar se disa prej tyre nuk përfaqësojnë asgjë përveç “tundjes së të pasmeve dhe dhënies së leksioneve erotike”.
“Hah, duhet ta bëja një edicion unë. Në rolin e producentes dhe gazetares së një reality show nuk më keni imagjinuar, por do të ishte bast i fituar.
Do ta prezantoja mirë; do ta ngrija nivelin, sepse tek Bigu Kosovës, nga ajo që shoh në rrjetet sociale, është tejkaluar çdo limit etik. Nuk jam për porno në mes të ditës, kurrsesi. Shoh skena që të krijojnë bezdi dhe diskomfort. “The drive” është “Sex sells”. S’do të shisja gjithçka për suksesin e një formati televiziv. TV ka një mision; është hapësirë shumë e privilegjuar.
Lëre pastaj modelet që serviren, njerëzit që futen. Ka personazhe interesantë, ka pastaj njerëz që nuk e di çfarë përfaqësojnë, me çfarë statusi futen. Pse duhet të bëhen model ca modele që nuk përfaqësojnë asgjë, veç tundin të pasmet dhe na japin leksione erotizmi.
Formati, ama, është një eksperiment social televiziv i provuar për numrat dhe suksesin. Nuk e kontestoj. Mendoj se edhe duke rritur nivelin e personazheve dhe narrativën, sukses dhe lajm mund të prodhohet njësoj. Unë i shpall luftë vulgariteti, dhe ata që futen do të doja shumë të kishin ç’të tregonin dhe ç’të sillnin.
Ka personazhe interesantë që më kanë pëlqyer, ndaj s’dua ta përgjithësoj këtë qëndrim”, shkruan Alketa Vejsiu.

Reagon Olsa Muhameti
Pas deklaratave të Vejsiut, Olsa Muhameti, producentja e Big Brother VIP Kosova, iu përgjigj me ton ironik dhe kritik, duke e quajtur Vejsiun “Mbretëreshë e programeve të vyshkur dhe arkaikë” dhe duke e këshilluar që të mos gjykojë formatin vetëm nga video të shpërndara në rrjetet sociale.
Ajo theksoi gjithashtu se programi është një format televiziv me eksperiment social dhe se Vejsiu nuk duhet të gjykojë vetëm bazuar në pjesë të shkurtra të përmbajtjes.
Dmth të gjykosh ti: “Mbretëresha” e programeve të vyshkur, arkaikë, pa emocion, ashtu fake si ty!
Dhe mos analizo një program, vetëm nga rrjetet sociale meqë thua se nuk e ke parë, se tregon jo profesionalizëm!
S’ke faj se ti ashtu je, fasadë jo brendi, e si e tillë programin e gjykon nga disa video interneti.
Gjithsesi të sfidoj, po kam frikë se do humbasësh si para ca vitesh…”, shkruan Olsa Muhameti./ Zoom.al

Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës