zoom

Lajme

“S’jam mysliman”- Gjergji Nika ironizon Ramën pas deklaratës në Izrael: Përshtat identitetin fetar sipas interesit

“S’jam mysliman”- Gjergji Nika ironizon Ramën pas deklaratës në Izrael: Përshtat identitetin fetar sipas interesit

Biznesmeni dhe politikani, Gjergji Nika ka ironizuar kryeministrin Edi Rama pas takimit të kreut të qeverisë me homologun Benjamin Netanyahu në Izrael.

Kryeministri u shpreh gjatë fjalës së tij në parlamentin izraelit se: “Unë nuk jam mysliman! Gjysma ime më e mirë është myslimane! Unë jam katolik“.

Gjergji Nika publikoi deklaratën e Ramës krahas një interviste të kreut të qeverisë në Vizion Plus.

Në intervistë Rama shprehej se “Unë jam lider mysliman”, në kontraditë me pohimin e tij në Izrael.

”Opurtinizëm politik, përshtat identitetin fetar sipas interesit”, shkruan biznesmeni.

https://www.threads.com/@gjergjinika.al/post/DUBILHIk3KF?xmt=AQF0IrTADn7i6hkadgyOebRYSVwNJmwVurSrXni0zUIQVA

Postime të lidhura