Aplikacion
Në një shkrim publikuar në gazetën Sun, ajo pyet se cilat ishin arsyet që princ Harry u soll në atë mënyrë duke u shprehur se ishte i vetmi nga anëtarët e familjes mbretërore që nuk mori pjesë. Sipas saj princi Harry ka pretenduar se shkaku i mosprezencës së tij lidhet me mungesën e rojeve të sigurisë, të cilat iu hoqën çiftit pas vendimit të largimit nga familja.
“Erdhën monarkë nga e gjithë Europa. Kishte dhe fëmijë. Ishte trashëgimtari i fronit. Mbulimi i policisë ishte total. Dhe ai përdori një shfajësim kaq patetik se nuk ndihej i sigurtë. Nuk ka asnjë kuptim,” eshtë shprehur Levin.
I së njëjtës linjë është dhe biografi tjetër mbretëror Phil Dampier, por që sipas tij princi do të pendohet një ditë shumë për atë që bëri më 29 mars, në ceremoninë e nderimeve për princ Filipin, i cili u nda nga jeta 9 prillin e vitit të kaluar në moshën 99 -vjeçare./L.K
/Zoom.al