zoom

Lajme

Silvinjo e la jashtë liste në mënyrë të dyshimtë, por Uzunin në Spanjë e duan shumë klube

Në mënyrë befasuese, Sylvinho vendosi të linte jashtë “Euro2024” një lojtar si Myrto Uzuni, një sulmues që në vitet e fundit ishte kthyer në pikë referimi në përfaqësuesin kuqezi, por jo preferencë e parë e teknikut brazilian.

Uzuni nuk ka preferuar të bëjë polemikat, të paktën personalisht, dhe deri në këtë pikë, por emri i tij vijon të bëjë “zhurmë” në Spanjë, jo për faktin që u la jashtë nga Sylvinho, por kjo pritet të jetë një verë e “nxehtë” për të, pasi të shumtë janë ekipet që interesohen për “bomberin” kuqezi.

Uzuni mbylli sezonin e tij të parë në La Liga me 11 gola të shënuar duke lënë pas shumë yje të tjerë, futbollistë si Rodrygo, Joao Felix, Ferran Torres e shumë të tjerë, por për fat të keq, kaq nuk mjaftuan për të mbajtur Granada-n në elitë. Uzuni pritet të “sakrifikohet” nga Granada, me klubin spanjoll që do të vlerësojë ofertat që vijnë për të.

Në fakt ofertat nuk mungojnë, madje janë të shumta, pasi sipas Mundo Deportivo, në garë për Uzunin është futur edhe ekipi i Rayo Vallecano-s. Rayo kërkon një sulmues të ri për sezonin e ardhshëm, dhe sulmuesi kuqezi shihet si një opsion i pëlqyer, por e përditshmja spanjolle shton se Rayo nuk do ta ketë të lehtë të sigurojnë shërbimet e tij pasi për Uzunin interesohet fuqishëm edhe Sevilla.

Vetëm një Spanjë janë tre ekipe që interesohen për sulmuesin kuqezi, Sevilla, Rayo Vallecano dhe Las Palmas, por për të ka oferta edhe nga kampionate të tjerë të rëndësishëm. /ZOOM.AL/