zoom

Stil

Si ta kuptoni që po kryeni ”tradhëti të vogla” ndaj partnerit/partneres

Si ta kuptoni që po kryeni ”tradhëti të vogla” ndaj partnerit/partneres

Ti nuk po krijon kontakt fizik me këtë ‘’fiksim’’ të padëmshëm. Ti nuk ke arritur ende në fazën që ju shkruani dhe keni krijuar ndjenja për njëri-tjetrin, gjë e cila do të binte në kategorinë e të pasurit një aferë emocionale..

Pra, çfarë janë ‘’tradhëtitë e vogla’’?

Tradhëtitë e vogla janë kur ju keni sjellje romantike ndaj dikujt jashtë lidhjes suaj në një mënyrë aq të lehtë sa askush (as personi që ju intereson dhe i drejtohet kjo lloj sjellje) nuk e di.

Gjithsesi,nëse partneri/partnerja juaj ishte një mizë në murë në trurin tuaj,nuk do të ishte i/e kënaqur të dinte për energjinë dhe veprimet e inspiruara për shkak të dikujt tjetër, edhe nëqoftëse ti je i/e bindur se ‘’nuk është asgjë.’’

 

Këto janë disa mënyra që ta kuptoni që po kryeni ‘’tradhëti të vogla’’ :

  • Në ditët që do të takosh atë, ti i kushton rëndësi më shumë se zakonisht pamjes tënde.
  • Nëse kontakton me ‘’fiksimin’’ tënd, ti selektivisht lë jashtë faktin se je në një marrëdhënie të konsoliduar sepse nuk do që ai/ajo ta dijë që je i/e zënë.
  • Nëse ‘’fiksimi’’ pyet rreth statusit të marrëdhënies suaj,ti e siguron atë që lidhja jote nuk është serioze. Thua gjëra si ‘’Është lidhje e re,do e shohim’’ ose, ‘’Të dy jemi të zënë me agjendat tona,pra nuk po shihemi shpesh këto ditë.’’
  • Ti kërkon justifikime që ta takosh atë.
  • Ti qëllimisht shkon në kohë në vendet që e di që ai/ajo do jetë prezent/e.
  • Ti i kontrollon rrjetet sociale aq shpesh sa nëse partneri/partnerja do e zbulonte,nuk do ishte rehat.
  • Ti poston foto në rrjetet sociale me shpresën që ai/ajo do i shohë – një zemër do t’ju falte emocion!
  • Ndoshta ‘’fiksimi’’ është një ish i vjetër ose ti ‘’pafajësisht’’ po rikujton kohët e vjetra kur ishe single, të cilat do të ishin shumë mosrespektuese për personin me të cilin je në një lidhje.

 

Sigurisht,disa sjellje të ‘’tradhëtive të vogla’’ duken të padëmshme dhe nëse keni vite që jeni në një lidhje, do të kalosh në faza të mërzitshme ku është natyrale që të marrësh emocion kur dikush simpatik iu fal vëmendje.

‘’Tradhëtitë e vogla’’ që zgjasin me kohën sipas ekspertes së lidhjeve mund të shkaktojnë një aferë fizike ose emocionale me personin të cilit iu drejtohen këto sjellje, nëse kaloni më shumë kohë duke u ndjerë shumë mirë me ‘’fiksimin’’ tuaj sesa me partnerin/partneren.

 

Pyeteni veten ‘’Pse?’’ nëse po kryeni këto sjellje. Partneri/partnerja juaj nuk po ju kushton vëmendje? Nuk po duroni dot më sjelljet e partnerit/partneres suaj?

Nëse po,komunikoni për të zbuluar çfarë i mungon marrëdhënies suaj dhe si mund të punoni për të gjetur një zgjidhje për situatën – sigurisht, nëse dëshironi që të qëndroni akoma në këtë marrëdhënie.

Por nëse po qëndroni me partnerin/partneren tuaj sepse iu fal siguri pavarësisht gjithçkaje, bëjini një favor vetes dhe partnerit/partneres suaj dhe lërini të lirë.

Ndarjet janë të dhimbshme – veçanërisht kur po lini një person të mirë dhe që ju fal siguri të largohet, dhe po mund të jetë gjendje e frikshme dhe e vetmuar momenti kur dilni nga lidhja juaj dhe jeni përsëri single.

Por, a nuk do ishte më mirë që ta largoje ‘’fiksimin’’ dhe të përqëndroheshe tek lidhja jote e konsoliduar?/ Poosh – Përgatiti Alesia Doçi