Aplikacion
Mbrëmjen e sotme, Juventus zbret në fushë për një nga sfidat më të vështira të sezonit evropian. Bardhezinjtë presin Galatasaray në Torino, në ndeshjen e kthimit të fazës play-off të UEFA Champions League, me një disavantazh të rëndë prej tre golash pas humbjes 5-2 në Stamboll.
Megjithatë, edhe pse shifrat flasin qartë në favor të turqve, Juventusi nuk e ka humbur shpresën.
Historia e Champions League ka treguar se përmbysjet e mëdha ndodhin pikërisht në mbrëmje të tilla, ku presioni, publiku dhe emocioni luajnë rol vendimtar.
Që Juventusi të sigurojë një vend në fazën e 1/8-ave, ekzistojnë disa rrugë të mundshme:
Trajneri Luciano Spalletti e ka bërë të qartë se beson te reagimi i skuadrës, por thekson se ndeshje të tilla nuk fitohen vetëm me taktikë. Sipas tij, atmosfera në stadium dhe mbështetja e tifozëve mund të jenë faktori shtesë që i duhet Juventusit për të tentuar mrekullinë.
Juventusi vuan disa mungesa të rëndësishme në formacion, por pritet të zbresë në fushë me një qasje agresive që nga minuta e parë, duke kërkuar golin e shpejtë për të rihapur llogaritë e kualifikimit./ Zoom.al