zoom

Aktualitet

Si është e vërteta/ Biznesmeni “përgënjeshtron” Ramën? “Në Shqipëri do të vijnë 20 mijë afganë”

Shqipëria është një nga vendet që është shprehur e gatshme për të strehuar një numër të caktuar afganësh, të cilët po largohen me shpejtësi nga vendi për shkak të terrorit që po ushtrojnë talebanët pas marrjes së pushtetit në Afgansistan.

Në lidhje me numrin e afganëve që do të strehohen këtu ka patur deklarata të ndryshme edhe nga vetë Rama, i cili ndër të tjera tha se do jenë 3000 afganë.

Por sipërmarrësi i njohur në Itali me origjinë afgane, Hamed Ahmadi, themelues i zinxhirit “Orient Experience” në Venecia ka hedhur poshtë deklaratën e kryeministrit Rama duke u shprehur se Shqipëria do të presë 20 mijë afganë.

Deklaratën e bëri teksa po priste motrën e tij në aeroportin “Fiumicino”. Gjithashtu ai kërkoi edhe mbështetjen e gjithë botës për bashkatdhetarët e tij, të cilët po kalojnë ditë tejet të vështira.

Ai tha:

Ky është një gabim, pasi nuk janë fajtorë vetëm amerikanët, por e gjithë bota është fajtore për atë çfarë po ndodh në afganistan. Por kjo është politike, sepse jam i bindur se të gjithë popujt duan të na ndihmojnë. Ashtu siç ndihmuan motrën time, kam ende shpresë që qeveria italiane të na mbështesë dhe presë dhe të bëjë gjithçka që mund të bëjë. E di shumë mirë që nuk mund të shpëtohen të gjithë, por për mua gjestin më të bukur për mua e kanë bërë shqiptarët. Një vend me 2 milionë banorë ka vendosur që të krijojë kushte për 20 mijë persona. Ndaj është koha që të reflektojmë mbi atë çfarë kemi bërë dhe çfarë mund të bëhet për të ardhmen.