zoom

Aktualitet

Si e justifikon ish-kryebashkiaku Vangjush Dako, lejen për shtesën e pallatit: Ishte vendim…

Ditën e djeshme, Gjykata e Posaçme mbajti seancën paraprake për ish-kreun e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i akuzuar për shpërdorim detyre, në lidhje me lejet e pallateve dhe katet shtesë.

Dako akuzohe për shpërdorim detyre në dy raste. Ish-zyrtari i lartë përmes avokatit të tij ka kërkuar pushimin e çështjes, ose gjykim të shkurtuar.

Dako u shpreh në seancë se “leja për pallatin ishte vendim kolegjial dhe sa i përket tenderit për vijën bregdetare, projekti mund të verifikohet pasi ekziston”.

Seanca e radhës për Vangjush Dakon dhe të pandehurit e tjerë u shty për në datën 2 shkurt. Dako qëndron në paraburgim prej vitit të kaluar, me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO në masë sigurie me burg. /ZOOM.AL/