Aplikacion
E para që reagoi ishte Partia Demokratike, e cila e konsideroi të pavërtetë lajmin e publikuar nga Zoom.al, ndërsa e shfrytëzoi atë për të sulmuar ish-kryeministrin, Sali Berisha, meqë ai i bëri jehonë këtij lajmi në faqen e tij në facebook.
Por selia blu nuk u mjaftua vetëm me këtë deklaratë, por nëpërmjet lidhjeve të veta përdori disa media që i bëjnë fresk kryedemokratit Basha, që me një sërë shkrimesh të “sponsorizuara” u përpoqën të tregojnë se projekti nuk ekzistonte dhe se Zoom.al kishte publikuar një projekt të një studioje fantazëm, e cila, sipas tyre, sajonte projekte të pavërteta.
Gazeta “Panorama”, për të treguar se projekti nuk ishte i vërtetë, i mëshonte faktit se studioja “Ground 11 Architects” nuk ishte serioze, pasi ishte një “kompani e themeluar nga një indian”.
Sipas kësaj gazete “Ground 11 Architects” në faqen e saj ekspozon disa ndërtesa të ndryshme në vende “si India, Etiopia, Nigeri dhe kështu me radhë”, por që sipas gazetës “qartazi bëhet fjalë për ndërtesa nuk ekzistojnë”.
Ndërsa mediat e tjera, si gazeta “Dita” apo “Newsbomb” u përpoqën në mënyrë të qëllimshme të bënin pjesë e këtij projekti ish-kryeministrin Sali Berisha, duke e akuzuar atë se ishte ai që kishte firmosur në 2013 projektin në fjalë.
Ky pretendim ra, pasi projekti i firmosur nga Berisha rezulton se ishte ai për ndërtimin e xhamisë dhe një godine multifuksionale, që u rrëzua më pas nga gjykata, ndërsa projekti i publikuar nga Zoom.al përfshin territorin mes xhamisë dhe katedrales katolike.
E deri diku PD dhe mediat pranë saj arritën që të krijojnë një kakofoni në informacionet e përcjella opinionit publik, por kjo deri të enjten në mbrëmje, kur me zë dhe figurë nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku hodhi poshtë të gjitha pretendimet e tyre.
Gjatë një emisioni në Syri.net, Mazniku do të pranonte se projekti i publikuar nga Zoom.al, jo vetëm që ishte i vërtetë, por ai ishte dorëzuar edhe në Bashkinë e Tiranës për të marrë lejen për zhvillimin e tij.
Me reagimin e saj dhe sponsorizimin e lajmeve të rreme, Partia Demokratike krijoi përshtypjen se dalja e projektit i zbuloi asaj një aferë që dukej se po përpiqej ta mbante sekret.
Ish-kryeministri Berisha deklaroi se pronarët e tokës i kishin thënë kryebashkiakut Veliaj, se ata kishin rënë dakort me Lulzim Bashën, kështu që ai mund t’jua jepte lejen, pasi opozita nuk do të krijonte probleme.
Vetë bashkia e pohoi që projektin e kishin dorëzuar pranë saj pronarët e tokës.
Për projektin pronarët kishin paguar 1.4 milionë euro, çka shton dyshimet se ata mund të kishin rënë në ujdi me Partinë Demokratike, pasi në të kundërt nuk do mund të kishin shpenzuar një shumë të tillë pa pasur garanci. /Zoom.al
“Kryevepra” e qeverisë/ Këmbësorët nuk kalojnë dot, ura e Unazës së Madhe e mbytur në ujë