Aplikacion
Në orët e para të mëngjesit, moti do të jetë i kthjellët dhe me temperatura të freskëta që luhaten nga 16°C deri në 19°C.
Nuk do të ketë prezencë të reshjeve, duke ofruar kushte ideale për të pushuar.
Temperaturat do të rriten gradualisht gjatë paradites, duke arritur vlerën 30°C deri në 33°C deri në mesditë.
Kulmi i nxehtësisë do të regjistrohet në orët 14:00–16:00, me temperatura që pritet të shkojnë deri në 35°C, veçanërisht në zonat e ulëta dhe ato urbane si Tirana, Elbasani dhe Fieri.
Në orët e pasdites dhe mbrëmjes, moti do të vijojë të jetë i kthjellët, me një rënie graduale të temperaturave që do të stabilizohen rreth 24–27°C deri në mbrëmje./ Zoom.al

