Aplikacion
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht me alternime vranësirash si dhe kthjellime, kryesisht pas orëve të mesditës, në pjesën më të madhe të vendit.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 19 °C
në vendet e ulëta: 6 / 20 °C
në vendet malore: 2 / 13 °C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa për momente deri e forta në zonat bregdetare dhe malore./ Zoom.al

