zoom

Bota

Si do të jetë moti në ditën e parë të vitit 2026?

Si do të jetë moti në ditën e parë të vitit 2026?

Viti 2026 do të nisë me mot të qëndrueshëm.

Meteorologët parashikojnë mot të kthjellët në të gjithë territorin.

Prezencë e ngricave në akset rrugore sidomos në zonat malore, mjegull e dendur/ mjegullinë, më e theksuar në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes në zonat malore e luginore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era pritet të arrijë shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Termometri do të regjistrojë -6 gradë në vlerat e natës, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të arrijnë deri në 13 gradë./ Zoom.al

Postime të lidhura