zoom

Aktualitet

“Si do durojmë këtë dhimbje o shpirti jonë?”- Priste të bëhej baba i një vajze, ky është 33-vjeçari që humbi jetën

“Si do durojmë këtë dhimbje o shpirti jonë?”- Priste të bëhej baba i një vajze, ky është 33-vjeçari që humbi jetën

Mes dhimbjes dhe lotëve, familjarë dhe të afërm kanë reaguar për ndarjen nga jeta të të riut Igli Gjoça, 33 vjeç, i cili humbi jetën një ditë më parë si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

“Si do të përcjellim??? Si do durojmë këtë dhimbje o shpirti ynë???”, shkruan një i afërm i tij në rrjetet sociale, duke shprehur tronditjen për humbjen e papritur.

I riu ishte nga Stjari i Delvinës dhe punonte në servisin e tij në zonën e Vrionit, ku dyshohet se ndodhi edhe ngjarja tragjike. Sipas informacioneve paraprake, ai ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, ndërsa rrethanat mbeten ende nën hetim.

33-vjeçari u transportua me urgjencë drejt spitalit, por nuk mundi të mbijetojë.

Humbja e tij bëhet edhe më e rëndë pasi ai ishte në pritje të bëhej baba i një vajze, një ëndërr që nuk arriti ta jetojë.

Postime të lidhura