Aplikacion
Senatori i Nju Xhersit, Bob Menendez, është shpallur fajtor për 16 akuza të lidhura me një skemë ku ai merrte ryshfet, duke përfshirë shufra ari dhe një Mercedes-Benz, në këmbim të ndihmës së qeverive të huaja.
Menendez, dikur kreu i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, tani përballet me dekada në burg.
Ligjvënësit demokratë i kanë bërë thirrje që të tërhiqet nga Kongresi.
“Senatori Menendez duhet të bëjë tani atë që është e drejtë për zgjedhësit e tij, Senatin dhe vendin tonë, dhe të japë dorëheqjen”, tha kreu i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer në një deklaratë.
Pas dënimit të tij, Menendez u shpreh se ai është i pafajshëm.
“Unë kurrë nuk e kam shkelur betimin tim publik”, tha ai jashtë gjykatës së qytetit të Nju Jorkut të martën. “Nuk kam qenë kurrë veçse një patriot i vendit tim”.
Avokati i tij, Adam Fee, tha se ai ishte “i befasuar dhe i zhgënjyer” me vendimin e jurisë dhe se do ta apelojë.