zoom

Ekonomi

Shtrenjtohen karburantet në Shqipëri, rriten çmimet e naftës dhe benzinës

Shtrenjtohen karburantet në Shqipëri, rriten çmimet e naftës dhe benzinës

Çmimet e karburanteve në tregun shqiptar kanë shënuar një tjetër rritje, në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme po ndikojnë në luhatjet e tregjeve ndërkombëtare të naftës.

Aktualisht, në pikat e furnizimit në Tiranë, një litër naftë tregtohet me rreth 188 lekë, duke shënuar një rritje prej 12 lekësh krahasuar me mesin e muajit qershor, kur çmimi ishte 176 lekë për litër.

Edhe benzina është shtrenjtuar ndjeshëm. Nga 166 lekë për litër, që ishte çmimi i fundit i përcaktuar nga Bordi i Transparencës, tani ajo shitet me rreth 184 lekë për litër, ose 18 lekë më shumë.

Si pasojë e përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, edhe nafta e tipit Brent ka regjistruar rritje, duke arritur në rreth 76 dollarë për fuçi, nga 71 dollarë që ishte në fillim të kësaj jave.

Kjo është rritja e parë e ndjeshme e çmimeve në tregun vendas pas vendimit të qeverisë, të marrë në mesin e muajit qershor, për të ndërprerë funksionimin e Bordit të Transparencës./ Zoom.al

Postime të lidhura