zoom

Aktualitet

“Shtrëngata shiu dhe vetëtima”/ Si do të jetë moti nesër

“Shtrëngata shiu dhe vetëtima”/ Si do të jetë moti nesër

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.


Në orët e para të mëngjesit deri në orët e paradites reshje shiu me intensitet mesatar në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa në zonën e jugperëndimit reshjet lokalisht me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Më pas reshjet e shiut mbeten të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në orët e mbrëmjes në zonën e qendrës reshjet lokalisht me intensitet deri të lartë.


Era pritet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi , ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 20 m/s.
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-4 ballë./ Zoom.al

Postime të lidhura