Aplikacion
Një video e publikuar së fundmi nga Orinda Huta, ku moderatorja shfaqej së bashku me bashkëshortin Turjan Hysko dhe vajzën e tyre, Atara, nxiti komente të shumta në rrjetet sociale.
Disa ndjekës aluduan se ajo mund të jetë në pritje të fëmijës së dytë, pasi në video bie në sy barku i fryrë i moderatores.
Pas komenteve dhe urimeve të shumta, Orinda vendosi t’u përgjigjet spekulimeve me një postim në Instagram.
E veshur me të njëjtin fustan të gjatë ngjyrë blu, moderatorja sqaroi se nuk është shtatzënë dhe i hodhi poshtë zërat me humor. “Për të gjithë detektivët e komenteve: jo, nuk jam shtatzënë. Ishte thjesht dita e parë e ciklit. Kur të jem, ju premtoj që do e bërtas vetë! Ju dua”, shkroi ajo në përshkrimin e fotos.
