zoom

Slider

Shqiptari shënon gol në Europian me Maqedoninë e Veriut

Në ndeshjen midis Ukrainës dhe Mqedonisë e cila ka filluar në orën 15:00 e vlefshme për grupet e Euro2020, shqiptari Ezgjan Alioski ka shënuar golin e tij të parë në kampionatin Europian.

Teksa ndeshja ishte në shifrat 2-0 për Ukrainën, arbitri akordon penallti për Maqedoninë e Veriut pas një faulli në zonë të shkaktuar ndaj Goran Pandev.

Penalltinë e mori përsipër që ta godiste Ezgjan Alioski që fillimisht u ndal nga portieri, por me topin e kthyer realizoi në gjuajtjen e dytë.

Ky është goli i dytë i Maqedonisë së Veriut në një kompeticion madhor.