zoom

Aktualitet

Shqiptarët prodhojnë më shumë mbetje në rajon

Shqipëria është një ndër vendet me normën më të ulët të prodhimit të mbetjeve, rajon dhe Europë, por kjo vetëm në raportin ton për popullsi.

Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, në rajon, Shqipëria mban vendin e parë për gjenerimin e mbetjeve për frymë. Në vitin 2020, një person në Shqipëri ka prodhuar mesatarisht 381 kg. Numri më i lartë ndër vendet e rajonit.

Serbia ka gjeneruar mesatarisht 338 kg/person, Maqedonia e Veriut 301 kg/person dhe Bosnjë Hercegovina 353 kg/person. Kosova nuk është në këtë listë.

BB analizon se historikisht, janë vendet më të mëdha që prodhojnë më shumë mbetje sepse më shumë njerëz, më shumë konsum. Por, vitet e fundit, kur edhe vendet që kanë prodhuar më shumë mbetje janë të vogla, Banka thekson se kjo ndodh për shkak  të urbanizimit vetëm në qytete të caktuara.

Në raportin e publikuar, BB parashikon se për çdo rritje të popullsisë, masa e mbetjeve do të rritet 3 herë më shumë.

Popullsia botërore pritet të rritet në 9 mld në 2050-n (+25%) dhe mbetjet do të shkojnë në 3.9 mld në të njëjtin vit (+73%).

Vendet që do të ndikojnë më shumë në këtë rritje do të jenë ato me të ardhura të mesme të ulëta dhe ato me të ardhura të mesme të larta, ku bën pjesë dhe Shqipëria.

Në këto vende ushqimi dhe zarzavatet përbëjnë më shumë se gjysmën e të gjitha mbetjeve. Hedhja e ushqimit është një kontribues i madh në mbetjet dhe rezulton nga mungesa e trajtimit ose ruajtjes, përpunimit ose shpërndarjes së duhur të tyre.