Aplikacion
Kryedemokrati tha se kjo ndodhi për shkak të qëndrimeve kritike të televizionit ndaj qeverisë. Ai paralajmëroi se transparenca e plotë e vendimit do të tregojë përse u veprua kështu dhe kush janë aktorët që kanë përfituar.
“Për të favorizuar veten e tyre, propagandën e tyre, apo mjetet e propagandës së tyre, mbyllën një televizion dhe tani Shqipërisë i duhen të paguajë 110 milionë euro dëmshpërblim Becchetti-t. Për tekat e Edi Ramës dhe Erion Veliajt. 110 milionë euro, është dyfishi i asaj që prodhoni ju në vit. Pse ndodhi, sepse ai televizion ishte kritik me qeverinë, dhe e dyta sepse mjetet e propagandës qeveritare…Do dalin, transparenca e plotë e vendimit do e tregojë pse kemi mbërritur në këtë pikë, pse u veprua kështu, dhe kush janë aktorët që kanë përfituar. Pse e marr si shembull, se e njëjta gjë ndodh në çdo sektor”, tha Basha.