Aplikacion
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali tha gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e saj maqedonas, Afrim Gashi se cenimi i gjuhës shqipe prek identitetin e shqiptarëve, teksa shtoi se kjo çështje duhet të zgjidhet sipas marrëveshjes së Ohrit.
“Ne presim me besim dhe shpresojmë që të zbatohet plotësisht ligji për gjuhët. Gjuha shqipe është e shenjtë dhe ka të bëjë me thelbin e identitetit tonë.
Cenimi i saj në çdo formë dhemb shumë dhe cenon identitetin tonë që ne afrojmë në këtë botë të madhe si vlerën tonë njohim dhe mirëkuptojmë shqetësimet për ndryshimet e mundshme varësisht vendimit të pritshëm të Gjykatës Kushtetuese por presim që kjo të ketë zgjidhje sipas klimës që dikton marrëveshja kuadër e Ohrit”, tha Spiropali.
Gjatë vizitës, Spiropali do të takohet edhe me personalitete të tjera të larta në Maqedoninë e Veriut si Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, Talat Xhaferi, ish-kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut si dhe me kryetarin e LSDM, Venko Felipče.
Pjesë e axhendës së Spiropalit është edhe takimi kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski.
Skandal/ Tifozët serbë kore raciste ndaj shqiptarëve dhe thirrje “Kosova është Serbi”