zoom

Slider

Shqipëria sfidon sot Bullgarinë, statistikat i kemi kundër, por Sylvinho kërkon historinë

Shqipëria do të luajë sot në orën 18:00 miqësoren me Bullgarinë në stadiumin “Air Albnia”. Kjo do të jetë përballja e 12-të mes tyre në histori.

Takimi i parë daton më 9 tetor 1946 në Kupën Ballkanike, ku Shqipëria fitoi me shifrat 3-1. Përballja e fundit është luajtur në vitin 2007 në Tiranë për kualifikueset e Europianit dhe ka përfunduar në barazim 1-1.

Në total nga 11 ndeshje të luajtura, bullgarët kanë fituar 5, katër takime kanë mbaruar barazim, ndërsa kuqezinjtë kanë arritur vetëm dy fitore. Golavarazhi është 15-8 për Bullgarinë.

Sot trajneri Sylvinho do të hedh në fushë futbollisët më në formë për t’i thyer bullgarët dhe vazhduar serinë e rezultateve pozitive. /zoom.al/