zoom

Ekonomi

Shqipëria në krye të renditjes botërore për çmimin e naftës

Vendi ynë renditet ndër të parët në listën botërore sa i takon çmimit të lartë të karburanteve.

Në rajon, Shqipëria renditet e para, në Europë e pesta, dhe në botë e teta, duke ndjekur në rradhitje vetëm disa vende, të ardhurat për frymë dhe ekonomia e të cilëve nuk krahasohen me vendin tonë.

Sipas të dhënave të platformës “Global Petrol Prices” një litër naftë në vend kushton 1.98 dollarë, çmim ky më i shtrenjtë edhe se krahasuar me Singaporin që i ka të ardhurat për frymë në mbi 85 mijë dollarë.

Në këtë rast, sipas ekspertes së ekonomisë Miekla Qafa nevojitet ndërhyrja e institucioneve përkatëse.

Çdo litër naftë që shitet në pikat e karburanteve është i përbërë nga çmimi me të cilin lënda djegëse blihet në bursa dhe taksat e tarifat që aplikohen nga qeveria.

Në Shqipëri, përveç luhatjeve të çmimit të hidrokarbureve në bursë, taksat dhe tarifat të përfshira në çdo litër naftë dhe benzinë që tregtohet, vlerësohet si ndikojnë në ndjeshmërinë e lartë të rritjes  së çmimit të këtyre produkteve. Aktualisht, më shumë se 62 për qind e vlerës së një litri nafte dhe benzine përbëhet nga taksat vendore dhe qendror.