Aplikacion
Është hedhur gjatë pasditës së sotme shorti për fazen e grupeve të EURO2024, ndërsa nuk kanë munguar surprizat.
Shorti ka qenë i pamëshirshëm me kuqezinjtë, pasi ka vendosur skuadrën e Silvinjos përballë Spanjës, Italisë dhe Kroacisë, tre skuadra me pretendime në këtë turne. Ndërsa mund ta quajnë si shortë të favorshëm për ekipet favorite.
Gjermania e cila është organizatorja e EURO2024 do të përballet me Skocinë, Hungarinë dhe Zvicrën.
Anglia e yjeve të Premier League, do të ketë kundërshtarë si Danimarka, Serbia dhe Slovenia.
Ndërsa Franca e Kylian Mbappe, do ketë përballë Hollandën, Austrinë dhe një nga vendet e Play-off.
Gjithashtu Belgjika e Lukakut, do të sfidojë Sllovakinë, Rumaninë dhe një nga vendet e Play-off.
Fati është treguar i butë me Portugalinë, teksa luzitanët do të kenë në grup Çekinë, Turqinë dhe një nga vendet e Play-off.
