Aplikacion
Në reagimin e tij në Facebook, Memli Krasniqi deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, u shpreh se e gjitha kjo erdhi si pasojë e mosfunksionimit të qeverisë.
“Në secilin shtet tjetër të botës, një artiste kulmore si Dua Lipa, do të trajtohej si aset e pasuri. Por, fatkeqësisht, jo edhe në Kosovë.Është krejt e pabesueshme, por, Qeveria po e përzë nga Prishtina një ndër iniciativat më të mëdha dhe të suksesshme artistike, “Sunny Hill” Festival. Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti i mbyllën derën të vetmit festival të muzikës me përmasa botërore në vendin tonë. Ky veprim, më shumë se gjithçka, tregon për xhelozinë e sëmurë, injorancën e thellë, e kompetencën e munguar të komplet një Qeverie e cila secilën ditë po na sjell një skandal më të madh se tjetrin. Turp,”-shkruan Krasniqi.
Nga ana tjetër me rezerva të mëdha për qeverinë e Albin Kurtit është shprehur edhe Lumir Abdixhiku i cili mban postin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Kjo qeveri nuk di të krijojë e ndërtojë, por ajo nuk i lejon as të tjerët të krijojnë e ndërtojnë. Sot, refuzimi paranoik i pushtetit të Kurtit i dha goditjen më të rëndë të mundshme jetës kulturore në Prishtinë e Kosovë.Detyrimi për largim i festivalit “Sunny Hill”, ngjarjes që vendoste Kosovën në hartën kulturore botërore, është skandal i pariparueshëm për vendin tonë. Largimi i shtëpisë verore të artistëve më me nam në botë, është shuarje e mundësisë për të rinjtë e të rejat tona që megjithatë afër vetes kishin një ngjarje që shumë shtete do ta donin. Shteti ynë paranoik këtë ngjarje nuk e do”- u shpreh Abdixhiku.
Mesa duket anullimi i festivalit “Sunny Hill” nxorri në pah ankesat e zyrtarëve kosovarë mbi mosfunksionimin e qeverisë së vendit të tyre. Ka pasur edhe një reagim nga nënkryetarja e PDK-së, e cila e quajti anullimin e festivalit një sabotim të qëllimshëm të qeverisë.
“Dua Lipa është yll botëror! I mbushë stadiumet kudo në botë. Secili kryeqytet në botë kish me e pasë lakmi Sunny Hill Festival. Ama bash secili. Hiq ma larg se para pak ditësh, Kryeministri i Luksemburgut na foli në Dublin për Duan, Dugin, dhe dëshirën e tij për të ardhë ne festival në Prishtinë. Bile, me mburrje na e tregonte një foto me yllin tonë. Kosova ka nevojë për Duan, jo Dua për ne. Dështim dhe sabotim i qëllimshëm nga ana e Qeverisë”-shkruan Vlora Çitaku.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, po ashtu ka qenë në mesin e shumë figurave publike që ka reaguar për “Sunny Hill”. Në një shkrim të bërë në Twitter, eurodeputetja shprehet e mërzitur rreth lajmeve se këtë verë “Sunny Hill” nuk do të jetë në Kosovë.
“Jam shumë e mërzitur që Festivali Sunny Hill nuk do të mbahet këtë verë në Prishtinë”, tha ajo. “Është një gabim strategjik pasi sjell njerëzit në Kosovë, promovon rininë e saj. Qeveria e Kosovës duhet të sigurohej që Sunny Hill 2022 të mbahet në Prishtinë, me shpresë se do të kthehet atje”, shtoi më tej von Cramon./L.K
/Zoom.al
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë