zoom

Slider

Shqipëria e pëson sërish. Anglia shënon 2 herë në “Air Albania”

Anglia shënoi sërish në “Air Albania” kundër Shqipërisë. Në minutën e 38-të ishte Harry Kane që arriti t’u marrë kohën mbrojtësve dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 63-të shënoi Mason Mount, me një asist të kapitenit Kane. Kuqezinjtë e patën rastin më të mirë në minutën e 13-të, por Myrto Uzuni e shpërdoroi një pasim të Hysajt dhe e dërgoi topin mbi traversën e portës së anglezëve. /Zoom.al