zoom

Aktualitet

Shqipëria do të përfshihet javën tjetër nga i nxhehti afrikan, temperatura deri në 39 gradë

Java që vjen do të sjellë në vendin tonë të nxehtin afrikan.

Sinoptikanët thonë se termometri do shënoi temeperatura deri në 39 gradë, të cilat do të vijojnë deri në fillim të korrikut.

Zonat me vlera më të larta parashikohet të jetë qarku i Gjirokastrës, Beratit dhe Elbasanit. Nderkohë në kryeqytet parashikohet që termometri të ngjitet deri në 38 gradë celcius.

Për ata që kanë zgjedhur të pushojnë 15 ditëshin e parë të korrikut, nuk duhet të bëjën gjë tjetër veçse të shijojnë pushimët pranë bregut të detit, pasi koha do jetë e mirë.