Aplikacion
Prej datës 1 maj, Shqipëria dhe Kosova kanë rikthyer zbatimin e kalimit pa kontrolle kufitare për automjetet me targa të dy vendeve. Ky regjim do të jetë në fuqi deri më 30 shtator dhe synon të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin gjatë sezonit veror.
Sipas marrëveshjes së arritur mes dy shteteve, qytetarët që udhëtojnë me mjete të regjistruara në Shqipëri dhe Kosovë do të kalojnë kufirin pa ndalesa dhe pa procedurat e zakonshme të kontrollit.
Ndërkohë, për automjetet me targa të huaja do të aplikohen vetëm kontrolle të shpejta, për të shmangur krijimin e radhëve të gjata, sidomos në pikën kufitare Morinë–Vërmicë.
Ky lehtësim vjen pas një periudhe dy mujore gjatë së cilës u rikthyen kontrollet e plota në kufi, ndërsa më parë ishte zbatuar një regjim i thjeshtuar vetëm gjatë fundjavave dhe festave./ Zoom.al