zoom

Lajme

Shqipëri–Jordani, formacioni zyrtar/ Silvinjo ndryshon 7 lojtarë pas fitores me Serbinë

Shqipëri–Jordani, formacioni zyrtar/ Silvinjo ndryshon 7 lojtarë pas fitores me Serbinë

Kombëtarja shqiptare zbret në fushë sot në stadiumin “Air Albania”, për miqësoren ndaj Jordanisë, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e ardhshme eliminatore. Kuqezinjtë kërkojnë një tjetër sukses, pas fitores historike ndaj Serbisë disa ditë më parë në Leskovac.

Trajneri Silvinjo ka vendosur të bëjë shtatë ndryshime në formacionin titullar krahasuar me ndeshjen ndaj Serbisë, duke u dhënë mundësi të luajnë edhe futbollistët që kanë pasur më pak minuta.

Në portë rikthehet Mario Dajsinani, ndërsa në mbrojtje formacioni pëson ndryshime të rëndësishme me Ivan Balliun dhe En ea Mihajn, që do të jenë në krahun e djathtë. Në mesfushë, Asllani dhe Shehu ruajnë vendin, ndërsa Nedim Bajrami merr pozicionin e Laçbh it.

Edhe sulmi është totalisht i rinovuar, me Hoxhën, Asanin dhe Dakun, të cilët do të përbëjnë treshen sulmuese, në vend të Uzunit, Brojës dhe Manajt, që ishin titullarë në sfidën e fundit./ Zoom.al

Postime të lidhura