zoom

Aktualitet

Shpërthimi në Kosovë/ Zveçla: U përdor 15kg eksploziv

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka dhënë detaje në lidhje me sulmin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Zubin Potok.

Ai u shpreh se sipas ekspertëve është përdorur diku rreth 15 kilogramë eksploziv.

Ministri e ka quajtur aktin terrorist, ku u dëmtua seriozisht një pjesë e kanalit të Ibër- Lepencit.

“Një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit u dëmtua seriozisht, nuk dihet ende saktësisht për eksplozivin, por sipas eksperteve të policisë, flitet diku për rreth 15 kg eksploziv”, tha ai.

Sveçla tha se qëllimi i këtij sulmi është destabilizimi i vendit.