Aplikacion
Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka shfaqur përmes grafikut emblemat e grupeve që u përkasin uniformat ushtarake dhe paraushtarake.
“Ky zbulim shqetësues dëshmon për përfshirjen potenciale të grupeve ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse, me lidhje të forta në Serbi, që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe krijimin e një mjedisi të pasigurt në rajon”, ka shkruar Kurti.
Kryeministri ka theksuar se ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj stabilitetit dhe paqes në Ballkan, duke kërkuar një reagim të unifikuar dhe vendimtar ndaj këtyre aktiviteteve destabilizuese.
Ai ka potencuar se këto aksione rrezikojnë sigurinë e përgjithshme dhe vlerat demokratike në rajon.
“Stabiliteti dhe paqja në Ballkan kërkojnë një reagim të unifikuar dhe vendimtar kundër këtyre aksioneve terroriste dhe aktiviteteve destabilizuese që rrezikojnë sigurinë e përgjithshme dhe vlerat demokratike në rajon”, ka shkruar tutje Kurti.
Ndryshe, pas sulmit në Ibër-Lepenc, situata sa vjen e nxehet.
Janë kryer bastisje, arrestime, konfiskim armësh e pajisjesh ushtarake në Kosovë ka thuajse çdo ditë.
Në Serbi kanë deklaruar se janë duke hetuar rastin e po ashtu flasin edhe për dyshime konkrete./Telegrafi/