zoom

Aktualitet

Shpërthim në Shkodër, makinës i vendoset tritol

Shpërthim në Shkodër, makinës i vendoset tritol

Një automjet është dëmtuar nga një shpërthim i regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në Shkodër, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Gimaj, ku dyshohet se në automjetin në pronësi të shtetasit

Leonard Ftoni është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në mjet, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar autorin./ Zoom.al