zoom

Lajme

Shpallet “Miss Shqipëria 2025”, kush është vajza që rrëmbeu kurorën

Shpallet “Miss Shqipëria 2025”, kush është vajza që rrëmbeu kurorën

Valentina Gegprifti është kurorëzuar “Miss Shqipëria 2025”. Në konkursin e zhvilluar të mbajtur në Amfiteatrin e Tiranës morën pjesë 25 vajza nga të gjitha trevat shqiptare.

Por, vajza me numrin 18-të u shpall fituese, duke u zgjedhur më e bukura në mesin e tyre.

Shoqëruesja e parë – Klea Thaçi, me numrin 17

Shoqëruesja e dytë – Laura Peka, me numrin 11

“Miss Earth” – Kleja Sulejmani, me numrin 3

“Miss Supernational” – Natalia Lalaj, me numër 1

“Miss International –Albania 2025” – Gledia Preja, me numrin 25

 “Trupi më i bukur” – Juna Latifi, me numrin 4.

“Miss Buzëqeshja” – Elsina Canaku, me numrin 5.

“Miss Elite” – Dea Hila, me numrin 20, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare të bukurisë.

“Miss Miqësia” – Xholin Xhabeu, me numrin 12, e votuar nga vetë 25 finalistet për shpirtin e saj bashkëpunues dhe pozitiv.

“Miss Elegance”  – Bleona Beqiraj, me numrin 8.

“Miss Fotozhenia” –  Eloisa Llupo, me numrin 2.

“Miss Social-Media” – Dajana Elmasllari, me numrin 23.

“Çmimi i publikut” – Kleja Sulejmani, me numrin 3, e cila u zgjodh përmes votimit online nga publiku duke marrë 22.6 % të votave.