zoom

Slider

Shorti i EURO 2024/ Shqipëria mëson sot rivalët. Ora e goglave dhe projeksionet e mundshme

Shorti i EURO 2024/ Shqipëria mëson sot rivalët. Ora e goglave dhe projeksionet e mundshme

Shqipëria do të mësojë sot në mbrëmje, orën 18:00 në Hamburg të Gjermanisë, rivalët, teksa do të hidhet shorti për fazën finale të Europianit 2024. E sigurt që do të kemi një “koko” në grupin tonë, por kuqezinjtë shpresojnë që dy rivalët e tjerë të jenë mesatarë dhe të shmangin “bigët” si Italia apo Holanda dhe Kroacia.

Stimulimet e deritanishme të mediave prestigjioze e kanë shortuar kombëtaren me ekipe si Italia, Holanda, Gjermania dhe Anglia, në përgjithësisht “grup ferri”.

Deri tani janë përcaktuar 20 skuadra nga ndeshjet eliminatore, Gjermania qëështë kualifikuar automatikisht si vend organizator dhe tri vendet e fundit do të vendosen nëpërmjet fazës “playoff” që do të mbahet në mars 2024.

Ekipi i Silvinjos pasi mbaroi ndeshjet kualifikuese në vendin e parë, është pozicionuar në vazon e dytë, bashkë me kombëtare si: Danimarka, Hungaria, Turqia, Rumania dhe Austria, me të cilat nuk mund të përballemi në fazën e grupeve.

-Në vazon e parë janë: Gjermania, Anglia, Franca, Spanja, Belgjika dhe Portugalia.

-Në të tretën: Holanda, Skocia, Sllovenia, Sllovakia, Kroacia dhe Çekia

-Ndërsa në vazon e katërt: Italia, Serbia dhe Zvicra deri tani, si edhe tri vendet e “playoff”-it. /A.Q./