Aplikacion
Sipas policisë, 47-vjeçari shqiptar, me shtetësi greke ka qëlluar disa herë me thikë bashkëshorten 36-vjeçare, në prani të fëmijëve të mitur. Gruaja është transportuar në spitalin e Rodhos me plagë të shumta në qafë, barkë e duar, shkaktuar nga mjet i mprehtë.
Ndërhyrja e menjëhershme e policisë, ka qenë shpëtimtare për 36-vjeçaren, që është jashtë rrezikut. 47-vjeçari është i njohur në polici për shkelje të vazhdueshme ligjore. Sipas policisë, 36-vjeçarja dje gjatë zënies kërkoi divorc. Ndërkohë që shqiptari pritet që të dalë nesër në Prokurorinë e Rodhos.