Aplikacion
Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në një lumë në zonë.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima, banues në fshatin Kurilë, kishte shkuar për vizitë tek disa të afërm të tij në fshatin Vishocicë. Ai kishte qëndruar deri në orët e vona në një lokal të fshatit dhe, teksa po kthehej për në banesë, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga një urë.
Burime paraprake bëjnë me dije se 60-vjeçari ishte në gjendje të dehur, fakt i pohuar edhe nga personat që kanë qenë me të në lokal.
