Aplikacion
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Beratit, ku një 30-vjeçar është gjetur i pajetë në ujërat e lumit Osum, pas disa ditësh kërkimesh nga familjarët dhe autoritetet.
Sipas informacioneve paraprake, i riu ishte larguar nga banesa e tij më 30 prill dhe prej asaj dite nuk ishte kthyer më në shtëpi. Familjarët kishin denoncuar zhdukjen e tij në polici, duke ngritur shqetësim për fatin e tij.
Pas disa ditësh kërkimesh intensive, trupi i 30-vjeçarit u lokalizua mesditën e sotme në zonën e fshatit Remanicë, në shtratin e lumit Osum. Dyshimet e para flasin se ai mund të jetë hedhur në ujë, por rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë sqaruar./ Zoom.al
