zoom

Aktualitet

Shkodra mbetet pa ujë të pijshëm, defekt në linjën elektrike të Dobraçit

Shkodra mbetet pa ujë të pijshëm, defekt në linjën elektrike të Dobraçit

Një defekt i rëndë është konstatuar në linjën e furnizimit me energji elektrike që ushqen stacionin e pompave në Dobraç, duke shkaktuar ndërprerje të menjëhershme të furnizimit me ujë të pijshëm për qytetin e Shkodrës.

Sipas informacioneve zyrtare, problemi është shtrirë përgjatë rreth 5 kilometrave linjë furnizimi, çka ka bërë të pamundur funksionimin normal të stacionit të pompave. Si pasojë, prej disa orësh qyteti i Shkodrës po përballet me mungesë të ujit të pijshëm.

Ekipet teknike të OSHEE dhe OST ndodhen në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për identifikimin dhe riparimin e defektit. Paralelisht, po shqyrtohet edhe mundësia e aktivizimit të një linje alternative të përkohshme për furnizimin me energji elektrike të stacionit të pompave në Dobraç, me synimin për të rikthyer sa më shpejt shërbimin./ Zoom.al

Postime të lidhura