zoom

Lajme

Shkarkimi i trajnerit, shefi i Tottenham: Ishte emocionalisht e vështirë, por morëm vendimin e duhur për klubin

Shkarkimi i trajnerit, shefi i Tottenham: Ishte emocionalisht e vështirë, por morëm vendimin e duhur për klubin

Shefi i Tottenhamit, Daniel Levy, u shpreh se shkarkimi i trajnerit Ange Postecoglou, pasi ai udhëhoqi klubin drejt fitores në Europa League, ishte “emocionalisht” i vështirë.

Australiani u shkarkua nga detyra e tij vetëm 16 ditë pasi një fitore 1-0 ndaj Manchester United në finalen në Bilbao që i siguroi Spurs trofeun e parë të madh pas 17 vitesh.

Postecoglou pagoi çmimin për një sezon të dobët, ku skuadra e tij përfundoi e 17-ta në Premier League, me ish-trajnerin e Brentford, Thomas Frank, i cili u soll për ta zëvendësuar atë .

“Nuk pendohem që e emërova Angen, i jam shumë mirënjohës Angen. Në sezonin e tij të parë ne përfunduam të pestët dhe në të dytin ishim shumë të lumtur që fituam një trofe”, tha Levy.

“Por ne duhet të garojmë në të gjitha garat dhe menduam se na duhej një ndryshim. Emocionalisht ishte e vështirë, por mendojmë se kemi marrë vendimin e duhur për klubin“, shtoi ai.