Aplikacion
Kompania në një mesazh zyrtar shprehet se kjo ndërprerje ka ardhur si pasojë e një gabimi gjatë konfigurimit.
Të tre shërbimet, të cilat janë në pronësi të Facebook nuk mund të aksesoheshin në internet ose në aplikacionet e smartphone.
Downdetector, i cili gjurmon ndërprerjet dhe problematikat e aplikacioneve, tha se ishte dështimi më i madh që kishte ndodhur ndonjëherë, me thuajse 10.6 milionë raportime për probleme në aksesueshmërinë e rrjeteve në të gjithë botën.
Shërbimet u ndërprenë rreth orës 16:00 me përdoruesit që filluan të përdorin rrjetet sociale rreth orës 22:00.
Në një deklaratë, Facebook tha se ndryshimi i gabuar i konfigurimit ndikoi në mjetet dhe sistemet e brendshme të kompanisë, të cilat ndërlikuan përpjekjet për të zgjidhur problemin.
Ndër të tjera theksoi se nuk kishte “asnjë provë që të dhënat e përdoruesve ishin komprometuar gjatë kohës kur rrjetet sociale nuk punonin”.
Ekonomia e Europës po goditet nga të gjitha anët! Në fillim Putin, tani Xi, më pas Trump?