Aplikacion
Sot pasdite dhe nesër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër.
Në qarqet Fier, Berat dhe Korçë priten reshje mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Reshjet pritet të jenë në formë shtrëngate në shumicën e qarqeve, sipas Institutit të Gjeoshkencave.
Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rrëshqitje të dherave dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër.
Nesër e shtunë, dt. 09 temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 15 / 19 °C
në vendet e ulëta: 14 / 17 °C
në vendet malore: 9 / 15 °C
Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, kryesisht ne bregdet./ Zoom.al

